Nëse dikujt në konkurs i vidhen pikët gjatë qeverisjes sonë, unë do t’u qepoj publikisht atyre
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mbrëmë është diskutuar për të emëruarit politikë dhe për zgjedhjen e bordeve të reja, për të cilat kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se në qeverisjen Kurti nuk mund të ndodhë që t’i vjedhen dikujt pikët nëpër konkurse.
Konjufca madje bëri një premtim live në emision, duke thënë se nëse iu kanë vjedhur dikujt pikët në konkurse nga qeverisja Kurti, atëherë ai do të reagojë menjëherë.
“Për zotin, në momentin që Lleo ma bjen një proces të pandershëm të një konkursi që iu kanë vjedh pikët, unë po ta jep besën që ka me bo status në Facebook dhe do t’u qepoj atij. Aty ku e ka shkel qeverisja e LV-së, besën po ta jap se m’ki aleat”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari thotë se nuk ndodh që të ndikojnë në zgjedhjen e bordeve që bëhen në mënyrë profesionale.
“Janë dy kategori: janë njerëzit e emëruar politikisht, dhe kategoria e bordeve e zgjedhur në mënyrë profesionale e deri ku shkon edhe me konkurse… Kjo në konkurse nuk guxon me ndodh”.