Nëse dilni sot në Gërmi, dënoheni
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit të vazhdojnë ta respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID- 19.
MPB thekson se e kupton traditën e qytetarëve të Kosovës që më 1 Maj të ketë dalje masive të qytetarëve, por kërkon mirëkuptim për shkak të situatës me COVID-19.
“Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë. E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 Majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe t’i zbatoni vendimet e qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.