Nëse drejtësia zbatohet në Hagë, viti 2025 do t’i gjejë në Kosovë Thaçin dhe Veselin
09 shkurt 2023
| 10:12
Analisti i politikës, Uk Lushi, që ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së, ka parashikuar se kur mund të përfundojë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lushi beson se nëse në Gjykatën Speciale zbatohet drejtësia, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët do të jenë në Kosovë në vitin 2025.
“Nëse drejtësia zbatohet në Hagë, jam i besimit të plotë që viti 2025 do t’i gjejë në Kosovë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli bashkë me shokë”, ka shkruar Lushi në “Facebook”.
Gjykata Speciale ende nuk ka filluar gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.