Nëse e keni, mund të lëvizni me lejen e ATK-së

13 prill 2020 | 10:26

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se procedurat për lëvizjen e punëtorëve dhe të mallrave janë ato që kanë qenë më herët, meqenëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka publikuar procedura të reja.

Në një njoftim në llogarinë e tij në “Facebook”, Rukiqi ka bërë me dije se mund të lëvizet me leje të cilat janë lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka publikuar procedura të reja për lëvizjen e punëtorëve dhe të mallrave. Pra, vlejnë ato që kanë ekzistuar deri tani. Në komunikimet e fundit me këtë ministri është e konfirmuar se mund të lëvizet me leje të cilat janë lëshuar nga ATK-ja”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Trump dëshiron që Shtetet e Bashkuara të fillojnë gërmimet…