Nëse e merr drejtimin e Realit, Pochettino i dëshiron këta futbollistë
08 dhjetor 2020
| 11:18
E ardhmja e Zinedine Zidane mbetet ende e paqartë, përcaktuese pritet të jetë sfida e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut.
Në rast shkarkimi, zëvendësuesi pritet të jetë Pochettino, për këtë nuk kanë asnjë dyshim në Angli. Argjentinasi është një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, me të në stol madrilenët do të përpiqen të ndërtojnë një ekip të ri, i aftë për t’i rikthyer spanjollët te triumfi.
Pavarësisht prej krizës financiare, sipas mediave angleze, Pochettino ka përpiluar edhe një listë dëshirash. Pëlqimi i parë është Paolo Dybala. Në listën e Pochettinos janë dhe dy emra të tjerë të rëndësishëm, Harry Kane dhe Dele Alli.