Nëse e takon

06 tetor 2020 | 20:44

Ende pa zbardhur syri i dritës
Sirena flokëartë krehte flokun mbi valët e detit trazuar.

Papritur një zë burri e luti vajshëm: thuaj asaj të bekuarës të detit tim, se do t’i përshpërisja diçka në veshin e guaskës së verdhë.

Po e takova do t’ia përcjell – i tha Sirena dhe sikur tek burri ringjalli këngën e gruas me sy vere, pèr t’i dhënë dritë shpirtit të saj ngrirë qëmoti.

Pra, po e pres këtu tek bregu, i heshtur ta marrë ngrykas.

O burrë i dheut, që kërkon gruan e detit, do të mundohem të ta gjej – ia përsëriti Sirena e kredhur në valë deti, duke shijuar freskinë në pritjen e të bardhës dritë.

03.10.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media…