Nëse eliminohemi do të jetë dështim i madh

08 mars 2022 | 16:03

Ylli i Bayern Munchen, Thomas Muller ka thënë se skuadra është gati për të dhënë maksimumin dhe për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

“Në ndeshjen e parë e pamë se çfarë ishte në gjendje të bënte Salzburgu. Kjo mjafton për ta marrë seriozisht ndeshjen. Jam i bindur që në Munchen do të jetë një histori tjetër. Ne duam të shkojmë në turin tjetër dhe për këtë na duhet një ndeshje perfekte”, ka thënë Muller.

“Nëse nuk fitojmë, atëherë sezoni mund të quhet i dështuar për ne. Por, nuk dua të mendoj për këtë gjë pasi ajo nuk do të ndodhë, vetëm nëse nuk bëjmë ndeshjen e jetës. Jemi të karikuar dhe gati për të luftuar deri në fund për të vazhduar aventurën tonë në Europë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, ka shtuar Muller.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Eden Hazard me shumë mundësi do të…