Nëse Gashi s’jep dorëheqje morale, Kurti ta lirojë nga detyra
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka kërkuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të japë dorëheqje pas deklaratave të djeshme. Gashi në emisionin Frontal të T7 ka akuzuar publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.
Haliti ka kërkuar nga Gashi të japë dorëheqje morale të menjëhershme, e nëse kjo nuk ndodh, ka kërkuar publikisht nga Kurti që ta lirojë nga detyra këshilltarin Gashi.
Kërkesa e tij:
Si ish ushtar i UÇK-së,
Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë.