Nëse gjithçka kena ba, gabimin e Kurtit s’e kena ba
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal live” në “T7”, ku, pos të tjerash, ka folur edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka pranuar nga Serbia.
Duke komentuar 1 000 testet e ardhur nga Serbia, Lladrovci ka thënë se ajo çka ka bërë Vetëvendosje është edhe jashtë parashikimeve të PDK-së.
“Edhe unë si qytetar e kam pritë jo mirë këtë ndihmë nga Serbia, sepse këto teste kushtojnë diku 14 mijë euro dhe imazhi i Serbisë ka shku në nivelin më të lartë si humaniste. Ky gabim do t’i kushtojë shumë Kurtit”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë se një veprim i tillë ka habitur edhe ata që mund të kenë qenë si qeveria më e kritikuar.
“Nëse gjithcka kena ba, po e shti edhe veten, në qeveritë e kalume, këtë gjë nuk e kam bë dhe nuk e bajmë. E ka bërë një gabim që nuk falet me kurgja”, ka thënë Lladrovci.