Nëse hapen objektet fetare pse mos të fillojnë punën edhe gjykatat

25 maj 2020 | 21:05

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se rënia e numrit të rasteve pozitive me Covid-19 këto dy ditët e fundit është lajm i mirë.

Ai ka thënë se lehtësimet e reja që i ka deklaruar sot ministri i Shëndetëisë Arben Vitia janë vlerësim i profesionistëve të IKSHP-së, me të cilat pajtohet.

“Mirëpo nëse hapen objektet fetare pse mos të fillojnë punën edhe gjykatat, për të cilat kanë shumë nevojë qytetarët, edhe ashtu me qindra mijëra lëndë presin me vite. Nëse në një objekt fetar mblidhen 50-100 veta në gjykatë sidomos në ato komunale mblidhen maksimum 5-6 veta, me masa mbrojtëse mund të funksionoj gjyqësori në 80% të rasteve në të gjitha nivelet. Mendoni dhe reflektoni në interes të qytetarëve!”, ka shkruar zyrtari i LDK-së në llogarinë e vet në “Facebook” Naser Rugova.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani,…