Nëse hyni në këtë lokal, ja kush do të jetë përbri jush
18 maj 2020
| 11:04
Një restorant në Gjermani ka mundësi ta ketë bërë zgjedhjen më të mirë deri tash për t’u ofruar siguri klientëve me mbajtje të distancës fizike.
Pronari i restorantit ka mbushur tavolinat me manekinë në mënyrë që t’i mbajë klientët larg njëri-tjetrit dhe të krijojnë një atmosferë interesante dhe të çuditshme përbri tyre.
Restoranti i hotelit “Haase” në Laatzen u ka vënë edhe emra këtyre manekinëve.