Nëse i njihni këta persona lajmërojeni policinë (foto)

18 maj 2023 | 16:28

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personave për disa raste të vjedhjeve.

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për disa vjedhje të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë të Malishevës.

“Nga stacioni policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së hetimeve në kuadër të stacioni policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”,  ka njoftuar policia.

Prandaj, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se anëtarësimi në…