Nëse ia mësyni këtyre dy pikave kufitare për të dalë nga Kosova, kaq orë duhet të prisni
04 janar 2022
| 16:57
Mërgimtarët të martën janë përballur me pritje të gjata për të dal jashtë Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pika më e ngarkuar është ajo tek Dheu i Bardhë ku mërgimtarët duhet të presin deri në dy orë për të dalë jashtë Kosovës.
Edhe në Merdare pritjet janë të gjata. Pritjet janë deri në 80 minuta, teksa kolonat kanë arritur deri në 200 metra.
Në ndërkohë në Muçibabë pritjet janë deri në 50 minuta.
Në pikat tjera kufitare paraqitjet një gjendje e qetë.