Nëse kalon Sileksin, Drita përballet me gjigantin polak
01 shtator 2020
| 14:04
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Skuadra e vetme e Kosovës në këtë garë, Drita nuk është që ka pasur shumë fat. Skuadra gjilanase do të ndeshet me gjigantin polak, Legia Varshava, nëse kalon Sileksin më 17 shtator.
Ndeshja do të luhet në Poloni, por fillimisht fokusi duhet të jetë për takimin në Shkup pak ditë më vonë.