Nëse ke filluar t’i harrosh, këto janë pesë rregullat kryesore kundër Covid-19
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar edhe një ilustrim, në të cilin janë të publikuara pesë rregullat strikte kundër virusit Covid-19.
Sipas këtij ilustrimi rregulli i parë është vendosja e maskës, duke vazhduar me aplikimin e distancës fizike, pastrimin e duarve shumë shpesh, dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve si dhe shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës.
Rregulla janë bërë të ditura që në shfaqjen e parë të këtij virusi në Kosovë, por që tashmë janë edhe më të nevojshme.
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19, madje tash e disa javë në fazën më të vështirë të krijuar nga ky virus.
Numri i të infektuarve me virus në Kosovë është 4 mijë e 715 persona, kurse deri më tani 101 e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot masa të reja shtesë lidhur me parandalimin e këtij virusi, që tha se do të jetë me patjetër respektimi i tyre.
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2898238993637419/?type=3