“Nëse keni humbur një tradhtar…”/ Fjolla Morina ‘thumbon’ ish-bashkëshortin: Mos qani kurrë për një mashtrues

04 mars 2022 | 15:39

Tashmë është e sigurt se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ishte biznesmeni, ai që konfirmoi fjalët që thuheshin prej disa kohësh për çiftin e njohur.

Fisniku bëri një postim në “Instastory” ku tregoi se nuk ishte më me Fjollën dhe se ishte i “lirë si zogu”.

Ndërsa së fundmi, Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Madam” në Kosovë, ku ndau me të gjithë publikun detaje nga jeta e saj sentimentale dhe profesionale, ku ndër të tjera, bëri me dije lajmin që do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Ajo tha se ka gati disa këngë të reja, duke theksuar se edhe pse kanë tema dashurie, nuk janë dedikim për askënd.

“I kam inçizuar dy ose tre këngë dhe së shpejti do të dalin në treg, do të bashkëpunoj me Irkenc Hykën dhe me disa bashkëpunues të tjerë. Njëra nga këngët ka temë dashurie, por nuk është dedikim për askënd”, ka treguar Fjolla.

Ndërkohë, lidhur me jetën e saj private dhe statusin e saj aktual Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ ndihet më e lumtur. Ajo nuk la pa thumbuar edhe ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga nja tradhtar.

“Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti një mashtrues”– ka thënë ajo, duke na lënë të kuptojmë që mund të jetë një ‘diss’ për Fisnik Sylën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë…