Nëse keni simptoma të Covid 19 thërrisni në numrat e MPJD-së

17 mars 2020 | 10:53

Virusi Covid 19 është shpërndarë gjithandej nëpër botë dhe shtete të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme për ta ngadalësuar përhapjen e tij si dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga rreziku. Republika e Kosovës është, po ashtu, e prekur nga ky virus. Deri më sot (17 mars 2020), me 15 raste të konfirmuara. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur gjendje emergjente dhe kërkon nga secili qytetar t’i përfillë vendimet e saj, njëherësh po përpiqet t’u vije në ndihmë shtetasve të vet nëpër botë.

Nëse keni shenja a simptoma të dyshimta që u shkon mendja se kanë të bëjnë me virusin Covid 19, thirrni në qendrën e thirrjeve për informata të nevojshme, në numrin emergjent: 038 200 80 800.

Për të gjithë ju, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjentë për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë që ndodhen brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

NUMRAT EMERGJENTË NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

+383 44 427 191

+383 44 427 413

+383 44 427 453

+383 45 897 897

Shërbimi për apostilim & legalizim të dokumenteve trajton vetëm rastet emergjente: 038 200 77111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi shëndetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili edhe…