Nëse Kurti nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë, deputeti i LV-së: Zero rëndësi ka kjo
Deputeti i LV-së, Dimal Basha, thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kjo s’do të ishte problem.
Basha në emisionin DPT te Fidani në T7, thotë se raportet me SHBA prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.
“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë Jo, edhe kjo Fidan për me thënë amerikanski direkt “është rren, kanë rrejt””, shtoi ai.
“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.
“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha.
Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.
“Kur të ndodhë (takimi në Shtëpinë e Bardhë), e që unë besoj se do të ndodhë, unë veç po ia lë agjendës së vet”, shtoi Basha.