Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia

19 maj 2020 | 08:23

“Bota është përulur nga ky virus shumë i vogël” , ka thënë drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, para Asamblesë së 73-të të Shëndetit.

“Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia”, ka shtuar ai, shkruan CNN.

“Gjashtë muaj më parë do të ishte e pakonceptueshme për shumicën se qytetet më të mëdha në botë mund të pësonin rënie. Që dyqanet, restorantet, shkollat dhe vendet e punës do të mbyllen. Thjesht, shtrëngimi i duarve mund të jetë kërcënuese për jetën”, ka thënë Tedros.

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve që të trajtojnë këtë virus me respektin dhe vëmendjen që meriton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Samiti i Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë…