Nëse largohet Mançini, vjen Ancelotti

25 mars 2022 | 13:19

Nëse Roberto Mançini vendos të largohet nga detyra e trajnerit të Italisë, pasardhës i tij mund të jetë Carlo Ancelotti.

Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut (0-1), Mançini mund të largohet. “Do ta shohim”, ishin fjalët e trajnerit italian.

“Gazeta dello Sport” raporton nëse Mançini largohet, Ancelotti është dëshira e Italisë.

Problemi për Italinë është se Real Madridi, nuk po e mendon largimin e italianit, i cili ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2023, me opsion zgjatje edhe për një vit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar të…