Nëse lëvizni në kohën e kufizimit të lëvizjes ju duhet ky dokument

26 mars 2020 | 09:19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se që nga dita e sotme të gjithë punëtorët që duhet të dalin në punë gjatë kohës sa është e kufizuar lëvizja duhet të jenë të pajisur me një vërtetim si dëshmi se janë punëtorë të kompanisë së caktuar.

Qalaj në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit ka thënë se ky vërtetim mund të sigurohet për punonjësit nga kompanitë përkatëse, të cilat me kohë janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Tregtisë dhe Ambientit.

Drejtori i Policisë së Kosovës ka bërë me dije se kjo është urdhëresë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

“Që nga sot kemi një urdhëresë të u. d të ministrit të MPBA-së, që të gjithë qytetarët duhet të kenë leje nga punëdhënësi që është duke dalë në punë. MPBA në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë kanë marrë një vendim që operatorët ekonomikë ta bëjnë listën e punëtorëve, pastaj të shtypen disa vërtetime që të dihet se personat janë punonjës së kompanisë së caktuar. Kompanitë besoj se janë njoftuar me kohë në lidhje me sigurimin e këtyre vërtetimeve”, tha Qalaj.

Këto vërtetime mund të merren duke aplikuar përmes email adresës: [email protected]

E në ndërkohë, ai tha, po ashtu, se bashkëpunimi i qytetarëve ka qenë mjaft i mirë edhe para vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes, por edhe tash kur është kufizuar koha se kur mund të lëvizin qytetarët nëpër rrugë.

“Që nga fillimi i implementimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes kemi bërë informimin e qytetarëve për këtë orar. Shumica e qytetarëve janë duke e respektuar, por edhe para vendimit të qeverisë kanë qenë duke qëndruar brenda”, tha Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e…