Nëse LV-LDK dështojnë, qeveria teknike është alternativë
17 janar 2020
| 22:06
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se qeveria teknike është alternativa më e mirë për vendin nëse dështojnë bisedimet në mes të LV-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo qeveri do të duhej ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja pas gjashtë muajsh.
Nitaj ka vlerësuar se skena politike në Kosovë duhet të rikonfigurohet për t’i shmangur bllokadat e krijimit të institucioneve që po përsëriten vazhdimisht.
Sipas tij, krijimi i dy blloqeve të mëdha politike në vend është i domosdoshëm.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”)