Nëse Mbappe largohet, PSG-ja e transferon Ronaldon

04 qershor 2021 | 13:14

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se agjenti i Cristiano Ronaldos ka nisur kontaktet e para me përfaqësues e PSG-së.

Ronaldo shihet nga presidenti Al-Khelaifi si opsioni i parë nëse Kylian Mbappe largohet drejt Real Madrid. Kjo është një ide e bujshme që mori jo pak vëmendje pas deklaratës së Neymarit, i cili shprehu dëshirën e tij pak kohë më parë për të luajtur në një skuadër me portugezin.

Në aspektin ekonomik transferimi i Ronaldos në Paris nuk do të ishte një problem, si portugezi ashtu edhe klubi francez kanë një sponsor të përbashkët, “Nike”. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Mauro Icardi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka marrë sot…