Nëse mendoni se lufta ka qenë incident, mos e votoni projektligjin e UÇK-së
08 tetor 2020
| 11:04
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka thënë se kjo parti nuk do të tërhiqet nga projektligji për UÇK-në.
Ai ka kërkuar nga deputetët të mos bëhen frikacakë dhe ta votojnë këtë projektligj
“Nëse mendoni se PDK do të tërhiqet nga ky projektligj, e keni gabim se kjo nuk do të ndodhë. Këtë projektligj do ta keni para vetes deri sa ky projektligj ta marrë atë që meriton”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi madje u ka thënë deputetëve që nëse mendoni se ndonjë pjesë ë luftës ka qenë incident, atëherë mos e votoni, pasi sipas tij, ashtu kishte menduar Frashër Demaj dhe prandaj kishte votuar kundër.