Nëse Mick Schumacher nuk ndryshon, vendin e tij e zë piloti italian 

16 qershor 2022 | 17:01

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mick Schumacherit me makinën Haas në Formula 1. Drejtuesit e makinës amerikane kanë mbetur deri më tani të zhgënjyer nga paraqitjet e pilotit të ri gjerman, djali i shtatë herë kampionit të botës Michael Schumacher.

Të Haas po mendojnë që tani për vitin 2023 dhe në rast se Mick nuk ndryshon paraqitje në pistë, atëherë do të largohet. Ndërkohë që, i sigurt duket danezi Kevin Magnussen, të cilit Haas synon t’i afrojë një pilot me më shumë përvojë. Sipas kontratës, Haas duhet të ketë një pilot të Akademisë Ferrari, vend që për momentin e mban Mick.

Gjithsesi, vitin tjetër këtë vend mund ta zë një pilot italian, Antonio Giovinazzi, që deri vjet ka garuar me Alfa Romeo. Një tjetër emër që pritet ta zëvendësojë Mick Schumacherin është Robert Shwartzman apo vëllai i Charles Leclerc, Arthur Leclerc.

Të dy këta pilotë të rinj janë pjesë e Akademisë Ferrari. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga paraqitja e pilotit të ri gjerman në pjesën e dytë të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë parlamentare opozitare nuk po lejojnë rifillimin e seancës së…