Nëse nesër shkohet drejt seancës konstituive pa marrëveshje për çka duhet të merren vesh LV-ja dhe LDK-ja

25 dhjetor 2019 | 15:08

Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet
Albert Krasniqi, njohës i proceseve politike në vend, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nëse nesër shkohet drejt seancës konstituive pa marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë partitë politike të paktën duhet të merren vesh për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Pozita e kryetarit të Kuvendit është prestigjioze dhe i jep autoritet personit që e përfaqëson Kuvendin. Mirëpo, kompetencat janë më shumë administrative, të një kujdestari që mban rend dhe rregull në mbledhje. Kuvendit duhet të konstituohet nesër dhe skenat e ngërçit të vitit 2014 nuk duhet të tolerohen. Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet”, ka shkruar Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka realizuar një vizitë…