Nëse nuk distancohet nga deklaratat e ish-këshilltarit, Kurti mendon njëjtë si ai
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Shkëlzen Gashit nëse Albin Kurti nuk distancohet nga deklarimet e tij që bëri për UÇK-në.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se kjo është marri për Kurtin që nuk u distancua nga deklaratat e Gashit.
“S’mjafton lirimi nga detyra. Nëse nuk distancohet dhe nuk i dënon deklaratat e këshilltarit të tij ai mendon njëjtë si ai”.
“D.m.th. Ti vazhdo me debatin se mirë e ke. Unë pajtohem me ty veç mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim përndryshe kurrë s’do të shkarkoja veç po e sheh edhe vet presionin e tepërt publik. Marre as një fjale që tregon distancim nga deklaratat e këshilltarit të tij”, ka shkruar deputetja Musliu.
/Epoka e re/