Nëse nuk do të ketë zgjidhje për presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

14 dhjetor 2020 | 14:25

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur edhe një herë se nëse nuk arrihet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Këtë deklaratë Hoti e dha sot gjatë një bisede që pati me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka njoftuar zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…