‘Nëse nuk fitojmë do të largohem’, Southgate ua premton tifozëve triumfin
Është shansi i fundit për të fituar trofe, të paktën me të në krye të pankinës. Vetëm pak ditë para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, në Gjermani, tekniku i Kombëatares së Anglisë, Gareth Southgate është shprehur se nëse nuk e fitojnë këtë kompeticion me shumë mundësi mund të largohet nga stoli i “Tre Luanëve”.
Në prononcimin të bërë së fundmi për mediat, tekniku anglez theksoi se ky mund të jetë shansi i tij i fundit, ndërsa shtoi se nuk mund t’u thotë tifozëve që të presin edhe më ndonëse ka tetë vite në krye të Anglisë, sepse sipas tij në një moment njerëzit do të humbasin besimin në punën e “ishullorit”.
“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Mund të jetë shansi i fundit. Mendoj se gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu, kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar. Kam qenë këtu për gati tetë vjet dhe jemi afër për të fituar Kampionatin Evropian, kështu që e di që nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë para turmës dhe të themi ‘ju lutem, prisni edhe pak’, sepse në një moment njerëzit do të humbasin besimin dhe unë dua të jem një trajner i klasit të lartë, kështu që ne duhet të jemi në lartësinë e momenteve të mëdha”, ka deklaruar Southgate.