Nëse nuk zgjidhet presidenti brenda gjashtë muajve, do të jetë katastrofë

11 dhjetor 2020 | 08:28

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur së fundmi rreth mandatit që po ushtron Vjosa Osmani si presidente e Kosovës.

Hasani tha se kur kalohet afati i gjashtë muajve për ushtruesen e detyrës së presidentes, vendi mbetet vakant.

“Nëse kalohet afati prej gjashtë muajve për Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, vendi i presidentes mbetet vakant”, tha ai.

E sipas Hasanit, nëse kjo nuk zgjidhet brenda këtyre gjashtë muajve, vendi do të shkonte në kaos total për të cilin nuk ka terma juridik.

“Kjo do të ishte një katastrofë për neve pasi do të jemi në një pozitë kush kujt ia mund”, tha tutje ai.

Hasani shtoi se Vjosa Osmani nuk e pengon Kushtetuta që ajo të jetë pjesë e ndonjë partie politike ose të krijojë parti të re, sepse nuk është presidente e zgjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Rothschild ka qenë gjithmonë një mister – për këtë…