Nëse ShishmAni, na qenka ShishmOn atëhere edhe Mimoza, qenka KusOri!

23 janar 2024 | 20:38

(Me shkas…)

Reagim i gazetarit të njohur me pervojë të gjatë mbi gjysmë shekulli, me banim në Nju Jork, Nexhmedin Syla ndaj ish kohes së qeversisjes komunale të Gjakovës nga Mimoza Kusari, qeveri kjo e cila ka bërë emërtimin e rrugëve por fshatin e mërgimtarit Syla në vend që ta emërtoj ashtu edhe siç quhet ShishmAn, e kanë bërë ShishmOn.

Reagimi i plotë i Nexhmedin Sylës:

Nëse ShishmAni, na qenka ShishmOn atëhere edhe Mimoza, qenka KusOri!

(Me shkas…)

Ka vite, që unë rrah ujë në havan, si thonë populli, mbase këtë, do e zgjidhnin më mirë drejtësia në mbrojtje të një dinjiteti dhe identiteti të fshatit tim Shishman, që daton jo më pak se, që para vitit 1300 me të njejtin emër, për më shumë se Njëmijë vite. Askush nuk ia hëngri asnjë gërm, përpos administratës së Mimoza Kusarit, pas çlirimit të Kosovës.

Nexhmedin Shehu, miku im dhe ishkoleg i nderuar, nga ishRTP (Radio Televizioni Prishtina) më kishte reaguar në mbrojtje të Mimozës dhe administratës saj, ato vite, kur ajo ishte në krye të pushtetit komunal. Nexha, mbështetej te dy gjuhësia e përcaktuar nga Kushtetuta e Ahtisarit.

Prap edhe ajo nuk pin ujë fare, sepse sërb kurrë nuk ka patur në Shishman, asnjëherë, që tash të zbatohet dygjuhësia!

Po e lëmë këtë, ta quaj thjeshtë anomali, sepse poenta kryesore e reagimit tim, eshtë kjo:

JO ShishmOn, po ShishmAn, me A.

Kurrë nuk është shënuar ShishmOn.

Për hir opinioni, po ia kujtoj Nexhë

mikut një dokumentim;

Në verën e vitit 1973, e gjithë trupa e teatrit të Gjakovës, me “Familjen e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës, aktorët; Boemi skenës i pavdekshmi Hadi Shehu, pastaj Jahja Shehu, Ihja Shehu, Arbresha Shehu,  e ndjera Atifete Kryeziu, unë-Nexhmedin Syla, Enver Mulliqi, Kasim Shehu, Bedri Juniku, Sanije Jahkurtaj, e të tjerë ishim mysafir të teatrit “Skampa”, të Elbasanit, turne shfaqjesh një mujore, nëpër gjithë Shqipërinë.

Pikërisht në Elbasan, nis çështja e Shishmanit, tek u njoha me aktorin Tomorr Shishmani, i cili nguronte nga përgjuesit, të hapej në bisedë me mua. Vetëm pas rrezimit të regjimit komunist Tomorri më paraqitet, së pari me një letër të gjatë, paluar si fiz-harmonikë, ku shpjegonte, detajisht, prejardhjen dhe shpërnguljen e tyre nga Shishmani.

Tash komunikoj falë medias seciale fcb, përditë e më shumë,  me një mori shishmanas, edhe të familjes Tomorrit po edhe të tjerë që jetojnë në Elbasan dhe gjithandej Shqipërise, si; Oltion Shishmani, Ludenis Shishmani , Olsi, e të tjerë.

Pse përmenda këta?!

Ngase, që të gjithë mbajnë mbiemrin Shishmani me A, jo me O.

Gjyshëstërgjyshërit – baballaret e tyre, i kanë qëndruar besnik mbajtjes së mbiemrit të saktë, SHISHMANI, edhe nën vuajtet e regjimeve të më parshme, po edhe nën diktaturën e komunizmit.

Dokumentim tjetër, që tregon, se gjithnjë emrimi, ka qënë i shkruar sakt; Shishmani (me A) e gjejmë, te dokumentimet e para, të pasqyruara detajisht, në librin e Selami Pulahës, që jep pastër, të dhënat e vitit 1468, Shishmani (pra me A, jo me O) me një numër të madh familjesh të mëdha, afër 20, në ato vite.

Poashtu, emrat, mbiemrat, numrin e kafshëve,  pasurit e fshatit, e të tjera (shiko të dhënat nga libri kliko ketu: https://books.google.com/books/about/Popullsia_shqiptare_e_Kosov%C3%ABs_gjat%C3%AB_sh.html?id=AuwJAQAAIAAJ   )

Andaj me të drejtë dëshpërimi, të të gjithë banorëve të Shishmanit, pyes;

Prej nga mbiu kjo, që pas çlirimit të Kosovës, të hiqet A dhe t’i vihet O…bile aq me keq, që irritojnë, edhe më shumë, pikërisht një mori gabimesh; në 20 metra para fshatit, paralajmrimi është shkruar mirë ShishmAn, kur futesh në kthesë, shënon ShishmOn me O, poashtu dhe kjo tabelë (në foto), tregon të tretin gabim. Pra  ndryshe-ndryshe, nga njëra tjetra, brenda 500 metrave tre gabime emërtimi.

Nëse kjo është bërë qoftë nga mosdija e antarëve të komisionit apo nga naiviteti, pse nuk u përmirësua, që sa vite.

Nëse është bërë me qëllim të ndonjë prapavije, (lutem: mosqoftë ashtu!) meriton ndëshkim, sepse është nëpërkëmbur identiteti dhe dinjiteti jo vetem i banorëve, po dhe i periudhës historike, afër 1 mijëvjeçare të Sishmanit.

NUK KA PATUR KURRË, AS NUK KA, E AS NUK DO KETË ShishmOn, po SHISHMAN.

Në të gjitha trojet shqiptare vetëm një vendbanim është me këtë emërtim, që nga lashtësia edhe kur Gjakova (si Rudina), nuk ka egzistuar fare. Pra, që para 1 mijë 300-tës e këtej. Flas në bazë të dokumenteve për këtë GABIM, jo të thjesht, në kohën e mandatit të Mimozës, që ende nuk është përmirësuar as në mandatet e të tjerëve, pas saj.

Ata, aty, janë të zgjedhur nga populli, për popullin, jo për sevdallak e arshiki.

Tash besoj, që edhe Nexhë miku, më ka kuptuar. Pra është çështja e ndryshimit-përmirësimit të shkronjës O me A.

Vërtetë, habit ky rast, me të drejt dyshimi; athua, sa veta dhe sa të ngritur e të edukur, kanë qenë ata, që e kanë shkruar emrin kështu. Dhe kryesorja, aty, ku mbështeteni ju Nexhë, te Ahtisari, kjo nuk ka të bëj fare me Kushtetuten, as të Atisarit, as të askujt tjetër. Nuk është përcaktuar aty, që të hiqet kjo gërm(A) apo ajo tjetra në emertime….trup e shkurt, shul shqip;

NAIVITET, MOSDIJE, SHUMË KEQ, MARRE, MARRE, T U R P!

Ate, që për emrin SHISHMAN, nuk e bëri asnjë regjim, asnjë pushtues, asnjë vrasës, e bëri naiviteti i të padijturve në mandatin e Mimozës. Automatikisht fajësimi bije mbi komisionin e ngritur në kohën e emërtimeve, pa mbetur aspak, nën hije fajësimi, edhe vet MIMOZA.

Mbase ka edhe sa e sa shishmana të tjerë, në komunën e Gjakovës, gabimisht të emërtuar prej tyre.

Kjo domosdo kërkon ngritjen e një komisioni mbikqyrës-korigjues brenda komunës.

Si do i dukej Mimozës, që në vënd të shkronjës A t’i vihej O fshatit Kusar, nga e ka origjinën.

Si do tingëllonte: Mimoza KusOri?!

A do reagonte ajo, po si unë për Shishmanin, apo mbase edhe do harlisej dhe tmerrohej e tëra!

Atëherë nëse ShishmAni na qenka ShishmOn edhe Mimoza më nuk është Kusari po KusOri.

Dhe të paktën, kam plotësht të drejtën, që tash e tutje, deri në ditën e përmirësimit të emrit Shishmon në Shishman, në të gjitha paraqitjet e mija gazetareske dhe letrare, ta përdorë dhe unë mbiemrin e saj si; Mimoza KusOri.

Nëse ajo pranon një gjë të tillë praktikisht dhe unë do pranoja, “të jetë” ShishmOn.

Është, po e njejta, sikur t’i ndërrohej Gjakovës një gërm nga emri saj. Mund të merret me mënd, se si do ishte reagimi qytetarëve, bashkë me mua të tërin.

Andaj, prap apeloj te organet komunale, te kryetari komunës, tash Ardian Gjini, që të rregullohet kjo sa më parë.

Nuk kërkohet, kushedi shumë kohë apo hargjime, që kjo anomali; shkronja e gabuar O, të përmirësohet me A.

Keni parasyshë, lëvizjet në rritje të turistëve, që me objektive kamerash shënojnë rrugtimin e tyre. Kjo do merr dheun e informacioneve, në formë të gabuar tabelash emertimi, me pasoja, që mbase nuk mund të merreshin me mend për brezat tanë në të ardhmën.

Do na dënonte dhe vet historia, po të lejonim gjëra të tilla.

Sa do doja, që ky reagim i imi, të ketë rënë, në syrin dhe veshin e kryetarit të komunës, Ardian Gjini!

E do kultura, e do edukata, që heqja e gabimit, të bëhet sa më parë.

Shpresoj!

Nexhmedin Syla, 23 janar, 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar…