Nëse shkarkohet Emery, Ljungberg merr drejtimin e Arsenalit
29 nëntor 2019
| 11:00
Freddie Ljungberg pritet ta marrë drejtimin e Arsenalit në rast se shkarkohet trajneri spanjoll Unai Emery, bën të ditur “The Telegraph” të enjten.
Suedezi, që ishte një nga ikonat e Arsenalit në kohën sa ishte aktiv si futbollist, do ta ketë mundësinë të sigurojë kontratë më afatgjatë te klubi londinez në postin e kryetrajnerit, ndonëse po përmenden edhe disa kandidatë më me përvojë për këtë post. Ljungberg aktualisht është ndihmëstrajner tek Arsenali.
Ljungberg 42-vjeçar si futbollist kishte luajtur për Arsenalin nga viti 1998 deri më 2007, duke zhvilluar plot 216 ndeshje dhe shënuar 46 gola. Ai me Suedinë luajti 75 ndeshje dhe shënoi 14 gola.