Nëse shtetet do t’i rrëzonin pikat kufitare a do të shkaktohej një bum i ri ekonomik?
Jo vetëm shumë intelektualë, por edhe shumë ekonomistë kanë menduar për vite me radhë për mundësinë e hapjes së kufijve; për zëra të ndryshëm ‘jashtë korit’, kjo do të nënkuptonte para së gjithash se ky fenomen do të na bënte të gjithë më të pasur.
Sido që të jetë pozicioni juaj për një botë pa kufi, nuk ka dyshim se politikat e tanishme të migracionit nuk janë të përshtatshme për ta bërë këtë. Sot mbi 250 milion njerëz jetojnë në vende të ndryshme nga ato ku kanë lindur, me një rritje prej gati 50% nga 2000 në 2018.
Por kombet vazhdojnë të jenë të rrethuara me tela me gjemba: nganjëherë literalisht si në Hungari dhe Turqi, ndonjëherë metaforikisht, si në kanalin Siçilian, ku çdo vit qindra njerëz të pafajshëm vdesin në një përpjekje për të kaluar detin, refuzuar nga një kontinent që nuk mund ta menaxhojë fenomenin me një vizion të përbashkët, shkruan “scantv”. Në valën në rritje të popullizmit kundër ndryshimit etnik dhe politikës së porteve të hapura, disa intelektualë po diskutojnë mënyrën se si të pranojnë një numër më të madh emigrantësh, pa ndryshuar domosdoshmërish demokracinë e në vendin e tyre përkatës. Në një artikull të botuar disa ditë më parë nga revista Politika e Jashtme, ekonomisti libertarian Bryan Caplan propozoi një tezë radikale: Prishja e krejt barrierave, në vend të lehtësimit të procesit të vizave, do të favorizonte një zgjerim të menjëhershëm të pasurisë globale, për një vlerë sipas radhës së “triliona” eurove.
Ideja themelore e Caplan, e ndarë nga shumë ekonomistë të shkollës së famshme të Çikagos, është që punëtorët, duke migruar nga një vend i varfër në një të pasur, bëhen më produktivë. Kjo do të thotë, ato përshtaten në një treg të punës me kapital më të disponueshëm, kompani private më efikase dhe një sistem juridik të besueshëm që mbron kursimet dhe të drejtat e tyre. Në rastin e punonjësve të shërbimit, emigrantët mund të gjejnë klientë të gatshëm të paguajnë më mirë. Dhe me të njëjtat orë të punës në atdhe ata fitojnë jashtëzakonisht shumë, duke vënë në qarkullim më shumë para me krahët e tyre për të gjithë komunitetin. Sipas disa vlerësimeve të dhëna nga “Economist” në një histori të ngjashme vitin e kaluar, më shumë se dy të tretat e pasurisë totale të një individi varet nga vendi ku ai lind dhe jeton.
Argumenti tjetër në favor të no-border, është i tipit moral kryesit: nuk ekziston asnjë meritë në faktin e lindjes në Itali në vend të Libisë, vendet e pasura e kanë parë detyrë të përfshijnë të tjerët në privilegjin e tyre.
E vërteta është se shumica e njerëzve në Perëndim nuk kundërshtojnë rrënjësisht lirinë e lëvizjes, por e gjejnë veten në një terren të mesëm: në një studim të fundit, 67% e britanikëve shprehën vullnetin që bashkatdhetarët e tyre dhe europianët mund të jetojnë dhe të punojnë në vendet e njëri-tjetrit. (Wired)