Nëse s’i zbatojmë rekomandimet do të kemi mbaruar

07 prill 2020 | 08:45

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që t’i respektojnë rekomandimet e IKShP-së, në të kundërtën situata në ditët në vijim do të jetë shumë e rëndë.

Ramadani paralajmëroi edhe ditë të vështira. Ai tha se rekomandimet nuk zbatohen me fjalë, por me vepra dhe, sipas tij, nëse nuk zbatohen, do të ketë gjendje të rëndë epidemiologjike dhe vdekje.

“Nuk jemi në ëndërr, por në realitet. Nëse nuk i zbatojmë rekomandimet do të kemi mbaruar”, tha Ramadani.

Ai tregoi se kërkesa e tyre te pjesa më e madhe e njerëzve po has në vesh të shurdhër.

Drejtori i IKShP-së, në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini, tha se nuk duhet të ketë mbledhje të njerëzve e patriotizma në oda sepse situata nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas tij, IKShP-ja nuk mund t’i mbajë nën kontroll dy milionë banorë dhe mbrojtja është individuale.

Ramadani theksoi se në Malishevë deri të hënën kanë punuar shitoret dhe tregu dhe kjo, sipas tij, është e patolerueshme.

Drejtori Ramadani theksoi se në Malishevë, Prishtinë, Veri të Mitrovicës dhe Topanicë të Kamenicës situata më nuk është e sigurt dhe jashtë kontrollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia i ka regjistruar 3 148 raste të reja të…