Nëse Suedia dhe Finlanda aplikojnë për anëtarësim në NATO, do të ishte një moment historik
15 maj 2022
| 15:12
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po mbajnë një konferencë për media në Berlin.
“Nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të aplikojnë, do të ishte një moment historik”, thotë Stoltenberg.
Ai ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç ka planifikuar Moska dhe se forcat ruse tani po tërhiqen nga Kharkiv.
Ndërkaq ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, thotë se Suedia dhe Finlanda në parim janë tashmë anëtarë të NATO-s.
(Sh. Rexhaj)