
Nëse s’votohet Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu nga VV’ja paralajmëron shkuarje në zgjedhje
Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do ta lëkundin propozimin për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Sallahu ka thënë se Albulena Haxhiu ka gjithsej 125 mijë vota dhe është gruaja më e votuar. Ai kërkoi nga opozita që ta mbështesin Haxhiun për kryekuvendare.
“Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në 5shen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Në të kundërtën, Sallahu ka paralajmëruar shkuarje në zgjedhje.“Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore”, thotë ai.
Deklarimi i tij vjen vetëm një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i kryetarit të institucionit.