Nëse Thaçi e shkelë Kushtetutën, do t’i ndihmoj LV-së për nënshkrime
Edhe Gani Geci e ka komentuar situatën aktuale politike në vend. Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, ai ka thënë se nëse presidenti e shkelë Kushtetutën, duke ia dhënë mandatarin partisë së dytë siç edhe po pretendon LV-ja se bëhet shkelje, “atëherë kjo është mundësi e artë e kësaj partie për ta rrëzuar Thaçin”. Ai ka thënë se nëse del se kjo është shkelje, do ta ndihmojë vetë LV-në, nëse i duhet ndonjë nënshkrim. Por, sipas tij, nuk beson se Thaçi rrëzon vetveten sepse, nëse askush në PDK s’e njeh Kushtetutën, Hajredin Kuqi e njeh shumë mirë.
Komenti i tij i plotë:
Nëse presidenti i Republikës së Kosovës do ta shkel Kushtetutën duke ja dhënë mandatarin partisë së dytë për formimin e Qeverisë, siç po pretendon LVV, atëherë kjo është mundësia e artë e LVV për ta dërguar lëndën në Kushtetuese dhe për ta rrëzuar Presidentin nga pozita e Presidentit dhe besoj se këtë gabim LVV-ja eshtë dashtë me gëzim me e pritur.
Nëse Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim gjykon se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën atëherë presidenti e rrëzon vetvetën, sepse Kosovës nuk i duhet një President Kushtetutë-shkelës.
Në një situatë të tillë nëse LVV-së i duhet ndonjë nënshkrim për ta dërguar lëndën në Gjykatë Kushtetuese unë do të lobojë në këtë drejtim.
Asni formë tjetër nuk ka pasur mundësi me rrëzua Presidentin as LVV as askushë.
Edhe unë nuk besoj se Hashim Thaqi rrezon vetveten sepse nese askush në PDK nuk e din Kushtetuten prof. Hajredin Kuqi e din shumë.