Nëse Toka bëhet “ferr”, fatlumët do të jenë në “parajsë” me këtë nëndetëse luksoze
Pandemi, luftëra, trazira, kryengritje, paralajmërime për përdorim të armëve bërthamore. Vitet dhe muajt e fundit është folur shumë për mundësinë rrëshqitjes së botës në kaos, për shkak të krizave të ndryshme globale.
Për këtë arsye, një kompani austriake ka menduar të krijojë një nëndetëse “bunker”, me të cilën, në rast të nja “Apokalipsi”, fatlumët që do të jenë brenda saj, do të mund të zhytën në thellësitë e oqeaneve për të gjetur paqen.
Kompania Migaloo zbuloi së fundmi projekti ambicioz të një nëndetëseje që shndërrohet edhe në superjaht luksoz kur qëndron mbi sipërfaqen e ujit. Nëndetësja mund të zhytet deri në 250 metra thellësi.
E gjatë 166 metra dhe e gjerë 23 metra, “ndërtesa lundruese” mund të qëndrojë nën ujë deri në 4 javë pa ndërprerje.
Siguria është gjithashtu kryefjalë e këtij projekti, pasi është i pajisur me një nivel sigurie që edhe James Bond do ta kishte zili.
Pronarëve të mundshëm u është lënë dorë e lirë të zgjedhin gjithçka që duan në këtë mjet, nga balonat me ajër të nxehtë, te motorët e ujit dhe kabina për të parë peshkaqenët.
Por gjithë ky luks, ka një kosto. Projektuesit parashikojnë që mjeti në fjalë të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë, pa llogaritur shpenzimet vjetore të mirëmbajtjes.