Nëse vjen mëngjesi / Poezi e poetit osman Tevfik Fikret (1867-1915)
Biri im, nëse një ditë edhe kjo tokë do të shndrisë,
Nëse me një dorë të shëndoshë dhe të fuqishme
Do të fshihet fati i mjegulluar i kësaj toke,
Nëse një grimë do të qeshet fytyra e ndryshkur dhe e mërdhirë e këtij populli,
atë ditë mund të vdes për ta jetuar atë ditë,
atë ditë hiq shpresat prej meje,
mua paralit, më harro me dhimbjet e mia në rrethin tim të zbrazët,
sepse shikimet tona të sëmura dëshirojnë të tërheqin prapa;
e ti prej kokës deri në thembër je “nesër”,
zëri yt pa ndërprerë më tingëllon në vesh.
Do të shndrisë një ditë sheshi, do të shndrisë,
Nuk do të zgjatë kjo errësirë, nuk do të zgjatë deri në kiamet,
Një dite do t’ju dhimbseni këtij qielli të kaltër.
Biri im, mos e përdredh qafën,
Gëzimi është dielli i jetës, se njeriu me qafë të përdredhur kalbet si ne.
Ju o diej të ditëve që do të vijnë, që erdhi koha një nga një të zgjoheni,
Horizontet janë të etshme për dritë, aq të etshme!
Drita është e vetmja gjë për të cilën me merr malli në këtë shekull,
Ejani zhdavaritni retë, dëboni hijet fatzeza,
Dhe vraponi nëpër dritë kah lumturia e lirisë,
E ne me sy të hapur nuk do të shkojmë nga kjo botë.
E di, atdheu me ju do të jeton, me ju do të jeton,
Me ju larg nga errësira e skëterrës!
(Kjo poezi botohet me rastin e 150-vjetorit të vdekjes së poetit Tevfik Fikret, i cili njihet si themeluesi i shkollës moderne të poezisë turke)
Nga turqishtja: Hayrettin GAŞ