Nëse vonohet treni 5 minuta, kompania do të kompensojë biletat
Ndonëse trenat e SBB-së aktualisht janë më të përpiktë se kohë më parë, megjithatë, dhjetëra trena arrijnë me më shumë se pesë minuta me vonesë.
200 klientë të zgjedhur me e-mail për testim nga SBB do të marrin gjithmonë një të katërtën e çmimit të biletës nga fundi i shtatorit deri në fund të tetorit nëse treni vonon më shumë se pesë minuta. Ndërsa më shumë se gjysma e çmimit të biletës do të paguhet kur treni vonohet dhjetë minuta e më shumë, shkruan srf.ch.
Ndonëse trenat e SBB-së aktualisht janë më të përpiktë se kohë më parë, megjithatë, sipas platformës së transportit publik “pünktlichkeit.ch”, dhjetëra trena arrijnë me më shumë se pesë minuta me vonesë.
Një ofertë fitimprurëse kjo, veçanërisht për ata që udhëtojnë shpesh me tren, thotë Thomas Ammann nga shoqata e transportit publik Alliance Swisspass, e cila është përgjegjëse për testin pilot, transmeton albinfo.ch.
Edhe klientët që kanë GA (abonament gjeneral) gjithashtu kompensohen. Nëse jeni ata, me rastin e vonesë së trenit, do të marrin të paktën pesë franga ose vlerën ditore të abonamentit të tyre. Me kartelën e udhëtimit GA të klasit të dytë, kjo i bie të jetë rreth dhjetë franga.
Ammann nga Alliance Swisspass pranon se ekziston një potencial i caktuar për abuzim këtu, pasi klienti i GA nuk mund të tregojë një biletë për të provuar se ai ishte në të vërtetë në trenin e vonuar.
Aleanca Swisspass supozon se skema e re e kompensimit do t’i kushtojë transportit publik me shifra milionëshe në vitin e ardhshëm, pra pas fazës testuese, kur kjo skemë do të hyjë në fuqi për të gjithë klientët, përcjell albinfo.ch. Kjo pavarësisht nga fakti që e drejta për kompensim vlen vetëm në rast të vonesë prej një ore.