![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/unnamed-4.jpg)
Nesër, 33 vjet nga rënia heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
01 nëntor 2022
| 09:28
Me rastin e 33-vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2022, në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete:
Në orën 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Në orën 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
Lavdi gjithë të rënëve për liri.
Nga: Këshilli Organizativ