
Nesër, afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore
E marta është dita e fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi bashkë me shumë të tjerë janë marrë të hënën në mbledhjen e KQZ-së.
“Nesër deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në KQZ”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur edhe shumat që kanë të drejtë të partitë t’i shpenzojnë për fushatë. Për çdo votues, do të lejohen shpenzimi i 50 centëve.
“Partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 934 mijë e 831 euro gjatë fushatës zgjedhore”, ka thënë Daka.
Ky vendim mbështetet në të dhënat e listës jo-përfundimtare të votuesve sipas së cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, kurse fushata do të nisë më 3 shkurt.