Nesër bëhen 4 vite prej kur Thaçi u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër. Dielli do të lindë përsëri
04 nëntor 2024
| 21:06
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar në “Facebook” se nesër bëhen 4 vite prej kur Hashim Thaçi u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së.
“Tri dekadat më të mira të jetës, Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nesër bëhen 4 vite prej kur ai u desh të nisej edhe në një rrugë tjetër, asaj radhe për në Hagë, për t’ia hequr një perde të padrejtë lirisë dhe UÇK-së”.
“Sado që na irriton padrejtësia, kjo rrugë e Presidentit Thaçi, nuk do të jetë kurrë në një drejtim. Për të dhe shokët e tij, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Tahiri.