Nesër bëhet lansimi i fushatës “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nesër (e premte) do të lansojnë fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, fushatë kjo e organizuar nga DKKSKRr-ja në partneritet me Policinë e Kosovës.
Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, të cilët do të kumtojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë.
Ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet te rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, në orën 11:00.
Fushata ka për qëllim sensibilizimin/vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik lidhur me përdorimin e rripit të sigurisë, me anë të shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese.
/Epoka e re/