Nesër bëhet përurimi i abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri
31 gusht 2022
| 15:40
Nesër (e enjte) do të bëhet përurimi i abetares së përbashkët Kosovë – Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Evis Kushi.
Ceremonia mbahet në amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim në ora 10:00.