![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/3A043375-5969-4C79-856A-1BDB8109E78D.jpeg)
Nesër bëhet rivarrimi i heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
22 nëntor 2019
| 10:44
Me rastin e rivarrimit të heronjve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani nën patronatin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, më 23 nëntor, mbahen këto aktivitete:
Në orën 10:00 deri në orën 11:30 homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në orën 12:00 Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Në orën 13:00 nisja e kortezhit nga Teatri dhe Rivarrimi në Varrezat e Heronjve në Velani – Prishtinë, afër Adem Demaçit.