Nesër caktohet data për shqyrtimin e demarkacionit në Kuvend
19 dhjetor 2017
| 13:13
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nesër ( e mërkurë) nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen në këtë mbledhje është edhe caktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Pika tjera të rendit të ditës së këtij takimi janë: Prezantimi i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS-së dhe Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.