Nesër caktohet seanca e parë parlamentare për këtë vit
17 janar 2019
| 11:47
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur për nesër në mëngjes mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e parë e sesionit pranveror parlamentar.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar për nesër ora 08:30 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të caktohet seanca e parë e sesionit pranveror parlamentar”, është thënë në njoftimin për medie të kuvendit.
/Epoka e re/