Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21

09 qershor 2019 | 17:48

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021, Kosovë U21 – Turqi U21, do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Biletat në kryeqytet mund të blihen në lagjen Pejton, kurse në Prizren në rrugën “Rezmi Ademaj”, pra në pikat e shitjes së IPKOS-s.

Çmimi i biletave në lindje është 3 euro, perëndim 3 euro, kurse në zonën VIP  biletat kushtojnë 5 euro.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka prezantuar tetë shtetet në Evropë të cilat…