Nesër derbi ferizajas, të martën derbi tjetër lokal

28 mars 2025 | 16:47

Tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave janë të shtunën.

Prej orës 14:00 është derbi ferizajas mes Ferizajt dhe Kastriotit.

Ferizaj është favorit i madh për të fituar dy pikë të reja. Është i dyti në tabelë me 20 pikë. Kastrioti është i pesti me 14 pikë.

Të shtunën prej orës 14:00 është derbi i fundit të tabelës mes Terezës e Prishtinës. Luhet në Obiliq. Tereza është e teta me pesë pikë, ndërsa Prishtina është e nënta, përkatësisht e fundit me një pikë.

Istogu nga ora 16:00 e pret Besën dhe po ashtu llogarit në dy pikë të reja. Istogu është i pari me 26 pikë, ndërsa Besa e shtata me tetë pikë.

Ndeshja kryesore megjithatë është të martën nga ora 19:00. Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” takohen Vushtrria e Samadrexha.

Vushtrria po shfaq dukshëm më tepër në pranverë dhe gradualisht po përfshihet në garë për trofe. Aktualisht është e gjashta me 12 pikë. Samadrexha po ashtu ka pretendime të mëdha, ndërsa renditet e treta me 18 pikë.

Në Ligën e Parë është xhiroja e 14-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Vjosa – KEK-u, Prizreni – Jusuf Gërvalla, CLICK – Llapusha, Ulpiana – Trepça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë…